Aksident në Durrës, makina përplas fëmijën 3 vjeç

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Durrës, ku një makinë ka përplasur një fëmijë 3 vjeç.

Advertisements

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:40, në aksin rrugor “Maminas-Marikaj”, automjeti me drejtues shtetasin R. B., 43 vjeç, ka përplasur një të mitur 3 vjeç.

I mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa drejtuesi i automjetit u shoqërua në ambientet e DVP Durrës, për veprime të mëtejshme.

Advertisements

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 17:40, në aksin rrugor “Maminas-Marikaj”, automjeti me drejtues shtetasin R. B., 43 vjeç, ka përplasur një të mitur 3 vjeç.

I mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa drejtuesi i automjetit u shoqërua në ambientet e DVP Durrës, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Artikulli paraprakLajm i trishtë! Ndahet nga jeta sportisti i njohur shqiptar
Artikulli tjetërTërbohet gomari, kafshon një grua që përfundon te trauma në Tiranë