Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta sportisti i njohur shqiptar

Një lajm i trishtë vjen nga Pogradeci! Ditën e sotme është ndarë nga jeta njeriu i cili ngriti lart emrin e Pogradecit në parketin e basketbollit, Stasi Vako.

Advertisements

Për shumë vite trajner në ekipin e basketbollit për vajza e djem. Pasioni, përkushtimi, korrektësia dhe serioziteti ishin pjesë e punës së Tij, duke arritur rezultate të larta në skuadrat të cilat drejtoi.

Advertisements

Në vitin 1981 ekipi i Pogradecit për vajza do të shpallej kampion dhe më pas në vitin 1994 sërish kampion me ekipin e djemve.

Bashkia Pogradec për kontributin e dhënë dhe pasionin profesional si trajner, në vitin 2003 i dha titullin e nderit “Krenaria e Qytetit”

Me ikjen e Tasit, siç e njihet gjerësisht, basketbolli ka humbur trajnerin e njohur që mbeti një jetë të tërë aty në parket. Aq sa vitet e fundit kishte dëshirë të stërviste edhe fëmijët e sportistëve me të cilët bëri historinë e basketbollit pogradecar.

Artikulli paraprakNdryshon sërish çmimi për naftën dhe benzinën, nga sot pasdite
Artikulli tjetërAksident në Durrës, makina përplas fëmijën 3 vjeç