U bë sërish nënë, Arbana Osmani mirëpret në spital dy vizitorët e veçantë

Një ditë më parë, Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj u bënë prindër të një vajze të cilën e kanë quajtur Zoi. Ishte vetë moderatorja që zbuloi lajmin e bukur përmes një postimi në rrjete sociale. Ajo ndau një fotografi me të bijën ndërsa përshkroi dhe emocionet e para si nënë e një vajze.

Advertisements

“Dreams do come true✨✨✨ Bekimi i tretë i jetës sime sot na mbushi plot Jetë; Mirë se vjen Zoi ❤️ Unë, babai yt dhe vëllezërit e tu që tani po çmendemi pas vajzës që aq shumë kam ëndërruar 🤍”, shkroi moderatorja. Ndërkohë, së fundmi, ajo ka treguar se e kanë vizituar në spital dy persona të veçantë.

Advertisements

“Vëllezërit e mëdhenj erdhën të vizitojnë motrën e vogël”, ka shkruar moderatorja krahas fotografisë ku shihet shumë e lumtur pranë dy djemve të saj.

Artikulli paraprakShembjet e IKMT te “Prestige Resort”, Vasili: Shikoni banditët dhe horrat e Edi Ramës, qindra turistë të huaj të shokuar nga këto pamje të përbindshme
Artikulli tjetërMund t’i zëvendësoni me kafenë, 4 ushqime perfekte për mëngjes që japin energji