Shembjet e IKMT te “Prestige Resort”, Vasili: Shikoni banditët dhe horrat e Edi Ramës, qindra turistë të huaj të shokuar nga këto pamje të përbindshme

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka reaguar në një status në facebook në lidhje me ndërhyrjen e IKMT te “Prestige Resort”.

Advertisements

Teksa ka postuar video të fadromave të IKMT, Vasili shkruan se qindra turistë janë shokuar nga këto pamje të përbindshme.

“Shikoni banditet dhe horrat e Edi Rames, qe shkaterrojne Prestige Resort dhe qindra turiste shumica te huaj qe jane shokuar nga keto pamje te perbindshme”– shkruan Vasili.

Advertisements

Inspektorë të Inspektoratit Të Mbrojtjes së territorit mëngjesin e sotëm kanë mësyrë pranë ambienteve të “Prestigje Resort” në plazhin e Golemit.

IKMT po bën një ndërhyrje të paligjshme në “Prestigje Resort” në pronësi të “Hysenbelliu Group”, në një kohë kur gjithçka është me leje. Tashmë fadromat e IKMT-së kanë nisur shembjen e murin të jashtëm para pishinës. Ky objekt është dhënë me leje të kryeministrit Edi Rama.

Ndërhyrja është e paligjshme pasi nuk kanë pasur asnjë vendim. Ndërkohë ka pasur një diskutim dhe është kërkuar nga përfaqësuesi ligjor i “Hysenbelliu Group” që të vendoset në dispozicion leja, por kjo nuk është bërë nga IKMT.

Artikulli paraprakShembja e paligjshme te ‘Prestige Resort’, zëvendëspresidentja e ‘Focus Media Group”: Rama ka dhënë idetë se si duhej të ishte projekti, kërkoi të ndërtonte një ishull në mes të detit
Artikulli tjetërU bë sërish nënë, Arbana Osmani mirëpret në spital dy vizitorët e veçantë