Produktet “Wudy” me virusin Listeria, mjeku Alimehmeti qetëson qytetarët: Nuk ka asgjë për panik, ja çfarë duhet bërë

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti ka deklaruar se virusi Listeria monocytogenes nuk ka nëvojë për të përhapur panik. Reagimi i Alimehmetit, ka ardhur pas paralajmërimit të AKU-së për produktet ëudy, sipas të cilës përmbajnë Listeria. Alimehmeti shkruan se në kuzhinë duhet që të ndiqen rregullat bazë të higjenës si dhe produktet të gatuhen plotësisht.

Advertisements

Postimi i Plotë:

Asnjë panik nga Listeria monocytogenes miqtë e mi! Gjyshet këshillojnë të ndiqen rregullat bazë të higjienës në kuzhinë dhe gatimi i plotë i produkteve!

Advertisements

Sokol Meqemeja, përfaqësues i kompanisë “Frigo Food”, importues ekskluziv i “Wudy” në Shqipëri ka konsumuar vetë një nga produktet që sjell, për të treguar se nuk përbëjnë asnjë problem për shëndetin e konsumatorëve. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, një ditë pas paralajmërimit të AKU-së për këto ushqime, Meqemeja shprehet se kompania “Frigo Food” kërkon të sigurojë qytetarët shqiptarë që kanë përdorur produkte “Wudy” se nuk do të kenë asnjë pasojë në shëndetin e tyre.

Artikulli paraprakRama shuan kureshtjen e të gjithëve! A do të kandidojë Erion Veliaj për Bashkinë e Tiranës?
Artikulli tjetërA po e konkurron Sali Berishën me partinë e tij? Ilir Meta zbulon të vërtetën: Ja cili është qëllimi kryesor