A po e konkurron Sali Berishën me partinë e tij? Ilir Meta zbulon të vërtetën: Ja cili është qëllimi kryesor

Kryetari i Partisë së Lirisë tregoi këtë mbrëmje në studion e “Top Story” për planet që ka si kryetar i Partisë së Lirisë.

Advertisements

“Kemi komunikim të ëmbël”, Fevziu habitet nga deklarata e Ramës për Kurtin: E bëre raport dashurie!
I pyetur nëse me ideologjinë e PL-së po konkurron Sali Berishës, Meta përgjigjet:

“Partia e Lirisë është për hapjen pa pengesa. Nëse je për rendin kushtetues, meritokraci, referendum, llogaridhënie… je i mirëseardhur”.

Advertisements

“Pse të vijë votuesi i djathë te ju”, pyet ish-Presidentin Sokol Balla.

“Nuk po them këtë gjë. Ai që voton PD të votojë PD-në. Ai që nuk voton, të vijë të votojë te PL. Sot votoj për PS-në për dy-tre gjëra që bën më mirë, nesër për dy-tre gjëra që bën më mirë PD, kështu është. PL është parti që punon për lirinë e shqiptarëve”.

Meta tregon se për herë të fundit Sali Berishën e ka takuar dy javë më parë, por thekson se kjo nuk ka rëndësi, aq sa kanë qëllimet për të cilat u krijuar Partia e Lirisë.

“Qëllimi kryesor është të shpallim ‘non grata’ qëllimet mafioze të Edi Ramës, një i marrë dhe i droguar”, thotë ai.

Artikulli paraprakProduktet “Wudy” me virusin Listeria, mjeku Alimehmeti qetëson qytetarët: Nuk ka asgjë për panik, ja çfarë duhet bërë
Artikulli tjetër“U konfliktua me Gardën…”, Artan Hoxha: Ervis Martinaj ndihmoi këtë parti të fitonte mandat, për mua e kanë vrarë