Policja greke “e infiltruar” në mafian shqiptare, si “shiste” kolegët dhe u jepte informacione kriminelëve

Një 22-vjeçare greke, praktikante në një departament të policisë lokale në Greqi mësohet se kishte lidhje me mafian shqiptare, përgjegjëse për grabitje, pazare droge, madje dhe rrëmbime, e cila i shpëtoi operacionit të një dite më parë.

Advertisements

E reja kishte lidhje me kryetarin e bandës, të cilin e njihte, përpara se të përfshihej me policinë dhe mendohet se u ka dhënë informacion për lëvizjet e kolegëve të saj dhe numrin e forcave të policisë.

Ajo kishte lajmëruar organizatën kriminale shqiptare, pak ditë më parë, për një operacion të ngjashëm të policisë.

Advertisements

Kreu i bandës së shqiptareve sipas mediave greke quhet Esmin Ferhati, i cili njihet ndryshe me emrin “Esko”.

Ai së bashku me anëtarët e bandës së tij jetonin në tri katet e një konvikti të vjetër në Universitetin e Politeknikut, të cilin e kishin kthyer në seli.

“Esko ”, i cili u arrestua mëngjesin e djeshëm pasi sulmoi me kaçavidë dhe plagosi një punonjëse policie 35-vjeçe, akuzohet për rrëmbimin e një fëmije të mitur, djalin e një gazetari, në maj të vitit 2019. Madje e mbajti fëmijën të fshehur në rezidencat studentore derisa hynë në shtëpinë në Pagrati dhe i morën paratë të atit.

Artikulli paraprakNoizy dhe Rozana Radi shfaqen së bashku pas kontraditave të shumë viteve më parë
Artikulli tjetërËshtë ende gjallë apo ka vdekur? Gazetari e pyet për fatin e Vis Martinajt, por ja si reagoi Met Rrumbullaku