Është ende gjallë apo ka vdekur? Gazetari e pyet për fatin e Vis Martinajt, por ja si reagoi Met Rrumbullaku

Vijon të mbetet ende mister fati i të shumëkërkuarit të drejtësisë, Ervis Martinaj.

Advertisements

Ndërkohë ditën e sotme Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, është pyetur nga gazetarët lidhur me këtë çështje.

Por, sapo njëri prej gazetarëve përmendi emrin e Martinajt dhe vijoi me pyetjen, Rrumbullaku u largua duke mos pranuar që të flasë.

Advertisements

Gjithçka ka ndodhur teksa Rrumbullaku ka qenë ditën e sotme në Lezhë, ku ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore në kuadër të njëvjetorit të rënies në krye të detyrës të Dëshmorit të Atdheut, Nënkomisar Saimir Hoxha.

Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe drejtori i Policisë, Muhamet Rrumbullaku deklaruan se Policia do të flasë vetëm në momentin kur të ketë fakte dhe prova.

Artikulli paraprakPolicja greke “e infiltruar” në mafian shqiptare, si “shiste” kolegët dhe u jepte informacione kriminelëve
Artikulli tjetërVrau gruan dhe kunatën me thikë në Zvicër, gjykata merr vendimin drastik për shqiptarin