Pamje të mbikalimit të këmbësorëve të shembur në Sukth, detajet e ngjarjes që mund të rezultonte fatale

Këto janë pamjet që vijnë nga mbikalimi i këmbësorëve në Sukth që u shemb në orët e para të kësaj të enjteje.

Advertisements

Shoferi i një kamioni humbi kontrollin mbi mjetin e për pasojë u përplas me këtë mbikalim duke e shembur totalisht. Si pasojë e përplasjes mbeti i plagosur një pasagjer që ndodhej në kamion në momentin e aksidentit, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihen shkaku i aksidentit ndërsa policia ka nisur hetimet.

Advertisements

Ndërkohë duket se është shmangur një tragjedi, që mund të çonte në një bilanc edhe me të rëndë.

Njoftimi i policisë:

Në orët e para të mëngjesit në autostradën Durrës-Tiranë, në vendin e quajtur Sukth, shtetasi M.N, duke drejtuar një kamion ka humbur kontrollin mbi drejtimin e kamionit dhe për pasojë kamioni dhe është përplasur me mbikalimin e këmbësorëve.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjeri shtetasi H. D, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Nga përplasja e kamionit me mbikalimin e këmbësorëve është shembur mbikalimi i këmbësorëve, pa shkaktuar dëmë në automjete të tjera.

Shërbimet e Policisë, devijuan lëvizjen deri në pastrimin e plotë të rrugës.

Aktualisht qarkullimi i automjeteve në autostradën Durrës-Tiranë-Durrës, vijon pa probleme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Artikulli paraprakShkundet toka, ky vend goditet nga një tjetër tërmet i fuqishëm
Artikulli tjetërVendimet e qeverisë/ Manastirliu: Nga 1 tetori do të dyfishohet ndihma ekonomike, ja kategoritë që e përfitojnë