Vendimet e qeverisë/ Manastirliu: Nga 1 tetori do të dyfishohet ndihma ekonomike, ja kategoritë që e përfitojnë

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka dalë në një konferencë për mediat pas mbledhjes së qeverisë për të njoftuar vendimet e marra.

Advertisements

Manastirliu tha se duke filluar nga data 1 tetor do të dyfishohet ndihma ekonomike për familjet që kanë 2 fëmijë dhe janë pjesë e ndihmës ekonomike.

“Kemi miratuar disa vendime, përcaktohet se nga 1 tetori rritet me 10 % ndihma ekonomie për të gjitha familjet që përfitojnë asistencë sociale. Nga 1 tetor dyfishohet pagesa për ndihmën ekonomike për familjet që kanë 2 fëmijë dhe janë pjesë e ndihmës ekonomike, që janë rreth 5700 gra kryefamiljare me dy fëmijë.

Advertisements

Familjet që janë përfitues enë ndihmë ekonomike me 3+ fëmijë, kemi dysfishuar ndihëm nga janari. Për të moshuarit pa pension pleqërie, dyfishohet ndihma ekonomike, më shumë se 5300 të moshuar që përitojnë.

Për peronat me aftësi të kufizuara pas u është ideksuar me 7.5% masa e mbështetsë, sot është marr një tjetër vendim në lidhje me mbështetjen e energjisë elektrike, u rritet masa e mbështetjes për kompensimin për energjinë elektrike, shkon në 3 mijë lekë të reja, ndërs apër pesronat që kanë status të verbërt të kategorisë së dytë, shkon në 2400 lekë të reja”, tha Manastirliu./Opinion.al

Artikulli paraprakPamje të mbikalimit të këmbësorëve të shembur në Sukth, detajet e ngjarjes që mund të rezultonte fatale
Artikulli tjetërZjarr në një banesë në Tiranë, ndërron jetë një grua