Mbyllja e shkollës turke, Rama: Kolegji shiti ambientin që kishte leje për qëllime fitimi dhe nisi pa leje aktivitetin në godinë tjetër

Mazhoranca dhe opozita janë përplasur në lidhje me vendimin për mbylljen e kolegjit turk ‘Mehmet Akif’. Kryeministri Edi Rama ka sqaruar se vendimi është marrë pasi kanë shitur godinën ku kishin lejen e aktivitetit shkollor dhe kanë hapur aktivitetin pa marrë lejen sipas ligjit. Duke iu referuar spekulimeve se lidhet me kërkesën e Erdogan, Rama i cilëson si teori konspiracioni dhe thotë se publiku bombardohet me lajme të rreme.

Advertisements

Sipas Ramës, po përdoren fëmijët për të fshehur fajin karshi ligjit. Sa i përket reagimeve të opozitës për fëmijët e prindërit, Rama u shpreh dje në rrjetet sociale se përdorimi i tyre në një situatë ku nuk zbatohet ligji është tregues i një ndërgjegjeje të ulët. “Pas çdo vendimi kërkohet një qëllim tjetër nga i vërteti dhe bombardohet publiku me lajme të rreme e me teori konspiracioni!

S’ka asgjë të tillë dhe asnjë qëllim tjetër përveç zbatimit të barabartë të ligjit në rastin e heqjes së një licence shkolle si plot të tjera më parë. Të shesësh godinën ku ke lejen e aktivitetit shkollor dhe të hapësh aktivitetin diku tjetër, pa marrë lejen sipas ligjit, pa plotësuar kriteret e pa përmbushur standartet e kërkuara ligjërisht, është një shkelje për të cilën ligji parashikon heqjen e licencës.

Advertisements

Përdorimi i fëmijëve pastaj për të fshehur fajin karshi ligjit, prindërve dhe vetë nxënësve, duke luajtur rolin e viktimës së qeverisë, kur në fakt je verifikuar jo një po dy herë në shkelje, tregon ndërgjegje të ulët në raport me misionin e lartë të një vatre edukimi”, shkroi Rama. Ndërkohë pas vendimit për mbylljen e kolegjit privat turk ‘Mehmet Akif’,

ministria e Arsimit ka sqaruar publikun edhe për arsyet dhe shkaqet e marrjes së këtij vendimi. Në një reagim zyrtar, ministria e Arsimit Evis Kushi, thotë se ky vendim ka ardhur si rezultat i konstatimit nga Ministria e Arsimit të një sërë shkeljeve të legjislacionit në fuqi nga zotëruesit e licensës në fjalë. Sipas Kushit, ministria e Arsimit, në çdo rast ka përgjegjësinë për garantimin e standardeve, sigurisë dhe mirëqenies së nxënësve.

Artikulli paraprakEnti Rregullator i Energjisë miraton rritjen e çmimit të energjisë për fashën mbi 800 kwh, preken rreth 71 278 familje shqiptare, ja sa do të jetë pagesa deri më 31 dhjetor
Artikulli tjetërMeterologët lëshojnë paralajmërimin për qytetarët: Ky shtet të përgatitet për “ngjarje ekstreme”