Enti Rregullator i Energjisë miraton rritjen e çmimit të energjisë për fashën mbi 800 kwh, preken rreth 71 278 familje shqiptare, ja sa do të jetë pagesa deri më 31 dhjetor

Nga 1 tetori deri më 31 dhjetor, me qëllim kursimin e energjisë për shkak të krizës, qytetarët do paguajnë më shtrenjtë çdo kilovat orë që harxhojnë mbi fashën 800kh, ndërsa kilovatët e tjerë do të vijojnë t’i paguajnë me çmimin aktual. Vendosja e fashës prej 800 kilovatësh u miratua dje në mbledhjen e Entit Rregullator të Energjisë. Çmimi i ri që do të paguajnë familjarët që kalojnë fashën 800 kilovat do të jetë 42 lekë kilovati.

Advertisements

Ndërkohë, çmimi për kilovat nën fashën 800 kW do të vijojë të jetë 9.5 lekë kilovati. Nga kjo masë e marrë për kursimin e energjisë nuk do të preket biznesi i vogël, i cili do të vijojë ta paguajë energjinë me çmimin aktual 9.5 lekë kilovat, fasha mbrojtëse. Më herët KESH ka miratuar tarifat e shitjes së energjisë elektrike për FSHU, duke vendosur që çmimi për energjinë e klientëve familjarë për konsumin mbi 800 kwh/muaj, të jetë 34.3 lekë/Këh, ndërsa për konsumatorët e tjerë do shitet aq sa tani 2.4 lekë kilovati.

Pas kësaj kostoje FSHU kërkoj nga ERE vendosjen e çmimit të ri për konsumatorët familjarët. “Kërkesa për çmimin e ri për konsumatorët familjar që konsumojnë mbi 800 kilovat orë në muaj vjen si pasojë e rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Vendimi është i domosdoshëm në kushtet e emergjencës së shpallur nga qeveria për furnizimin me energji elektrike. Çmimi mbulon kostot e blerjes së çmimit të energjisë elektrike në tregjet e huaja. Ky vendim përbën interes të lartë publik për të garantuar furnizimin me energji elektrike të konsumatorëve. Kërkesa përmbush kushtet ligjore. Vlerësojmë se caktimi i çmimit 42 lekë për kilovat do të mbuloj blerjen e energjisë dhe do të krijojë likuiditet për të importuar. Propozojmë vendosjen e çmimit 42 lekë, për periudhën 1 tetor deri 31 dhjetor 2022″, deklaroi relatori i vendimit. Ky vendim është i përkohshëm, me një zgjatje afati prej tre muajsh. Në janar të vitit 2023 do merret sërish në shqyrtim në varësi të situatës me energjinë elektrike.

Advertisements

Ja familjet që preken nga rritja e çmimit të energjisë sipas fashave

Por në muajin dhjetor 71 278 familje Shqiptare harxhojnë më shumë se 800 kilovat orë (energji elektrike) në muaj dimri. Një në dhjetë familje e shkel pragun prej 800 kv dhe për pasojë preket nga rrita e çmimit dhe e tarifës për konsum të energjisë elektrike. Ky është vlerësim i bërë nga “Open Data Albania”. Në vend janë rreth 829 857 Abonent Familjarë. Në muaj të ndryshëm konsumi i tyre varion dhe muajt e dimrit janë me më shumë konsum. Familjet që harxhojnë më shumë jo detyrimisht janë më të pasur e që kanë potencial për konsum të shtrenjtuar. Ato janë kryesisht familje me disa anëtarë, me përkujdesje për mirërritje fëmijësh apo familje me dy dhe tre breza në strukturë.

Çmimi Final sipas FSHU, për fashën mbi 800 duhet jo vetëm të rritet por të mbulojë edhe tarifa shtesë plot tetë të tilla si e transmetimit; e shpërndarjes, administrimit; disbalancave; amortizimit; kostos së kapitalit të punës dhe në fund mazhit të fitimit. Familjet që shpenzojnë deri në 800 kilovat energji elektrike në muaj, do të paguajnë çmimin prej 9.5 Lekë/kWh. Ndërsa konsumatorët familjarë që shpenzojnë më shumë se 800 kilovat, do të paguajnë çmimin prej 42.95 Lekë/kWh për çdo sasi kilovati më tepër se 800 (kjo sipas Propozimit FSHu data 22 shtator). Për muajin Tetor, parashikohet që 49 334 abonentë që preket nga çmimi prej 42.95 Lekësh, ndërsa për muajt Nëntor dhe Dhjetor numri i Konsumatorëve Familjarë në fashën plus 800 kWh, rritet në 71,278 abonentë.

Konsumi i energjisë në për periudhën Tetor-Dhjetor 2022

Në total për periudhën Tetor-Dhjetor 2022, parashikohet që abonentët e kësaj fashe të konsumojnë 210 milionë kilovat energji elektrike. Në datë 22 Shtator Furnizuesi i Shërbimit Universal FSHU ka depozituar në ERE aplikimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për konsumin mbi 800 kWh, duke e propozuar Çmim Final 42.95 lekë/kWh për këtë fashë (qeveria më parë e deklaroi 42 Lekë/kah).ë FSHU ka shtuar një numër tarifash dhe kostosh përveç çmimit bazë. Në këtë kosto FSHU ka përfshirë dhe shtuar a. tarifat e transmetimit (0.85 Lekë/kWh), b. shpërndarjes (6.42 Lekë/kWh), c.

kostot administrative (1.21 Lekë/kWh), d. amortizimin (0.01 Lekë/kWh), e. disbalancat (0.07 Lekë/kWh), i. koston e lejuar të kapitalit të punës ((0.03 Lekë/kWh) dhe mazhin (0.06 Lekë/kWh). Si rezultat i propozimit të këtij çmimi të ri, pritet që Familjet që konsumojnë mbi 800 kWh, për periudhën Tetor-Dhjetor 2022 1.92 miliardë Lekë në muaj apo 96% më shumë se në të njëjtën periudhë 2021. Për periudhën Tetor-Dhjetor parashikohet konsum total i energjisë elektrike 831,070,793 kWh në të dyja fashat, me vlerë totale 3.86 miliardë Lekë nëse zbatohet çmimi 42 Lekë/kËh për klientët familje që konsumojnë më shumë se 800 kWh në muaj. “Open Data.al” ka publikuar më parë disa artikuj në fushën e Energjisë, mbi çmimet e shitjes dhe të blerjes së energjisë elektrike, konsumit të energjisë, çmimet në bursa që mund ti gjeni këtu.

Artikulli paraprakUshqimi më i mirë që ndalon rënien e flokëve dhe u jep atyre shëndet
Artikulli tjetërMbyllja e shkollës turke, Rama: Kolegji shiti ambientin që kishte leje për qëllime fitimi dhe nisi pa leje aktivitetin në godinë tjetër