Fundjava me mot të qëndrueshëm, ja si parashikohet moti sot

Për fundjavën vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike, raporton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Advertisements

Në këtë mënyrë për ditën e Shtunë moti parashikohet i kthjellët edhe pse nuk do të mungojnë vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare dhe kryesisht përgjatë relieveve malore në lindje.

Advertisements

Edhe dita e Diel parashikohet me mot kryesisht të kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare. Duke filluar nga orët e mbrëmjes vranësirat do të vijnë në shtim mesatare deri të dendura.

Në zonën e veriperëndimit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Artikulli paraprakAksident tragjik në mesnatë, makina përplas 50 vjeçarin në Fier
Artikulli tjetërKë do donit të kishit përballë në garën për Bashkinë e Tiranës? Veliaj zbulon emrat “e preferuar” nga opozita