Aksident tragjik në mesnatë, makina përplas 50 vjeçarin në Fier

Një 50 vjeçar ka mbetur i vdekur në mesnatë në aksin rrugor Fier-Patos. Ai është përplasur nga shoferi i një mjeti, i cili më pas është larguar nga vendngjarja.

Advertisements

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë atje dhe kanë nisur punën për zbardhjen e shkaqeve, si dhe identifikimin dhe kapjen e shoferit që shkaktoi aksidentin tragjik.

Fier / Informacion paraprak

Advertisements

Në datë 23.09.2022, në aksin rrugor “Fier-Patos”, një automjet ende i paidentifikuar ka përplasur me pasojë vdekjen një shtetas, rreth 50 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, identifikimin e viktimës dhe identifikimin e drejtuesit të mjetit i cili është larguar nga vendngjarja.

Artikulli paraprakÇfarë kanë parashikuar yjet për ju? Horoskopi ditor, 24 Shtator 2022
Artikulli tjetërFundjava me mot të qëndrueshëm, ja si parashikohet moti sot