Zjarr i madh në Tiranë, tymi i zi mbulon lagjet e kryeqytetit(Video)

Një zjarr i madh ka rënë në një fabrikë sfungjeri në Tiranë duke mbulur me tym të zi një pjesë të mirë të kryeqytetit. Zjarri ka përfshirë të gjithë fabrikën në zonëne e Kinostudios në Tiranë, ndërkohë që flakët mësohet se kanë filluar në orët e mesditës.

Advertisements

Siç duket edhe nga videoja e siguruar nga abcneës.al, zjarri është mjaft intensiv dhe në vendin e ngjarjes kanë shkuar një numër i madh zjarrfikësesh.

Njoftimi i policisë:

Advertisements

Tiranë/Informacion paraparak

Më datë 30.08.2022, në “Misto Mame”, ka rënë zjarr në një magazinë me materiale sfungjeri dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/abcnews.al

Artikulli paraprakArrestimi i bosit të kriptomonedhave turke, reagon Çuçi: Dëshmi e efikasitetit në rritje të policisë kriminale shqiptare
Artikulli tjetërNga konflikti për agjencinë e krijuar që në 2009 që u bë ‘mollë sherri’ te vrasja e dyfishtë. Beteja për pronën mes vëllezërve që përfundoi disa herë në polici(Detaje)