Arrestimi i bosit të kriptomonedhave turke, reagon Çuçi: Dëshmi e efikasitetit në rritje të policisë kriminale shqiptare

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka reaguar menjëherë pas arrestimit të shumëkërkuarit nga Interpol, shtetasit turk Faruk Fetih Ozer.

Advertisements

Përmes një postimi në “Facebook”, Çuçi përgëzon oficerët të cilët morën pjesë në operacionin për kapjen e Ozer dhe se arrestimi i tij është dëshmi e efikasitetit gjithnjë e në rritje të policisë kriminale shqiptare.

Ndër të tjera, ministri thekson se toleranca ndaj krimit të organizuar është zero.

Advertisements

“Arrestimi i shtetasit turk të shumëkërkuar nga Interpoli një tjetër dëshmi e efikasitet gjithnjë e në rritje të policisë kriminale shqiptare. Përgëzime të gjithë oficerëve që morën pjesë në operacion. Tolerancë zero për krimin e organizuar!”, shkruan Çuçi.

Kujtojmë se, bosi i kripomonedhave, Faruk Fetih Ozer, u arrestua ditën e sotme në një resort në Palasë, Vlorë.

Ozer në momentin që u arrestua ka qenë në shoqërinë e dy shtetasve shqiptarë, Briken Shkëmbi dhe Elvaldo Haxhiu, të cilët gjithashtu kanë rënë në prangat e policisë.

Më herët u bë me dije se Ozer gjatë muajve të fundit jetonte në lagjen “5 maji” në Elbasan, në një banesë të cilën e kishte marrë me qira.

Por, lëvizja e tij drejt jugut rezultoi të ishte fatale për të pasi policia ra në gjurmët e tij përmes përgjimeve.

Ozer me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit dhe me vendim të Gjykatës së këtij qarku u mbajt nën përgjime për të paktën 2 javë.

Farkun Faith Ozer konsiderohej nga mediat turke si një prej mashtruesëve me të mëdhenj, pasi kishte manipuluar rreth 400 mijë persona duke i marrë 2 miliardë dollarë. Ozer u largua nga aeroporti i Stambollit, në një drejtim të panjohur por më pas u zbulua se kishte mbërritur në Shqipëri.

I riu themeloi kompaninë në vitin 2017 dhe lejonte përdoruesit të blejnë dhe të shesin kriptovaluta të Bitcoin, por pasi u mori investimet nuk i lejonte më që të kishin akses në platformë.

Pas denoncimeve të bëra, Prokuroria nisi hetimet ndaj tij duke e shpallur në kërkim, pasi akuzohet se ka kryer veprën penale: mashtrim duke përdorur sistemet e informacionit, bankat ose institucionet financiare dhe krijimin e një organizate kriminale.

Artikulli paraprakPublikohen të tjera të dhëna personale të qytetarëve shqiptarë, kush mban përgjegjësi?
Artikulli tjetërZjarr i madh në Tiranë, tymi i zi mbulon lagjet e kryeqytetit(Video)