Sot iu shpall në kërkim babai, dëshmia e Nuredin Dumanit që përfshiu Florenc Çapjan, tregon porosinë dhe emrin: Më dha 200 mijë euro për…

Listës së personave të shpallur në kërkim, sot i është shtuar një tjetër emër jo pak i njohur për botën e “errët” të krimit, Fejzulla Çapja, babai i Florenc Çapjas.

Advertisements

Babi i Florenc Çapjas, 64-vjeçari u shpall në kërkim për shkak se në servisin e tij në Elbasan, në lagjen “Emin Matraxhiu” i është gjetur një makinë tip “Alfa Romeo”, pa targa, i cili rezulton i vjedhur në Kavajë, më datë 18 prill 2019. Gjithashtu, në brendësi të automjetit u gjetën 2 targa, të cilat gjithashtu rezultojnë të vjedhura në Elbasan, më datë 29 qershor 2020, një kapele me stemën e Policisë, si dhe një këllëf për mbajtjen e armëve të zjarrit.

Por çfarë ka deklaruar Nuredin Dumani për Florenc Çapjan.

Advertisements

Nuredin Dumani në dëshminë e tij për SPAK ka rrëfyer detaje për atentatin që do t’i bëhet Sokol Sanxhaktarit, me kërkesë të Florenc Çapjas se ishte i lidhur me Suel Çelën.

Kjo gjë është konfirmuar edhe nga i penduari tjetër i drejtësisë Henrik Hoxhaj ka thënë se ai ka biseduar me Nuredinin në kohën kur ishin tek shtëpia e tij para vrasjes së vëllezërve Haxhia.

“Gjatë një bisede Nuredini më tha se kishte marrë një ofertë për vrasjen e shtetasit Sokol Sanxhaktari që ishte dhëndri i kryebashkiakut të Elbasanit Qazim Sejdini. E lamë për të takuar shtetasin Bled Muça pasi Nuredini e kishte marrë porosinë prej këtij shtetasi. Takimi me Bledin nuk u realizua pasi u realizua vrasja e vëllezërve Haxhia. Në lidhje me përgatitjen për vrasjen e Sokolit, Nuredini kishte çuar njerëz për të marrë informacion mbi lëvizjet e tij dhe kishte mësuar se Sokoli dilte në mëngjes ose mbasdite i shoqëruar nga një person i armatosur, me makinë që të dy.

Për ta takuar Bled Muçën do shkonim të dy kurse për ta bërë punën do ta bëja unë sepse nuk doja që lekët të ndaheshin me persona të tjerë. Ai që do të përdorej si shofer në vrasje do të ishte dhe informatori për lëvizjet e Sokolit. Unë do të merrja 150.000 euro ndërsa shoferi 50.000 euro. Kjo shumë më është thënë mua nga ana e Nuredinit. Nuk e di arsyen se përse do të kryhej vrasja. Unë nuk kam kryer asnjë takim me asnjë person përveç se me Nuredinin”, ka thënë ai.

Artikulli paraprakKëngëtari i njohur që u gjet pa shenja jete në dhomën e tij/ Ish-bashkëshortja bën dedikimin prekës me fjalët e Nënë Terezës (FOTO)
Artikulli tjetërI fundit/ Parandalohet atentati në Lezhë, në pranga një vajzë dhe i përfshiri në vrasjen e një polici