Rithemelimi shton sulmet ndaj qeverisë, nxjerr në skenë tenderin 11 mln euro për pistë garash me makina në Elbasan: Qeveria, shpenzime luksi në kohë krize

Rithemelimi ka akuzuar qeverinë se po shpenzon 11.1 mln euro për të ndërtuar një infrastrukturë mbështetëse për një pistë garash në Elbasan. Në një deklaratë për mediat, ditën e djeshme, Kryetari i kreut të PD në Elbasan, Blendi Himci thotë se në vend që këto para të shkojnë për të mbështetur shqiptarët.

Advertisements

“Çdo e dhënë tregon se ky nuk do të jetë një dimër i lehtë për familjet shqiptare. Për të parandaluar efektet negative do të duhet që të kishim institucione të përgjegjshme që marrin masa dhe lehtësojnë efektet e kësaj krize, por e kundërta është duke ndodhur.

Jam përpara jush për të denoncuar një tjetër shpërdorim skandaloz të taksave jo vetëm të qytetarëve të Elbasanit por të gjithë Shqipërisë për të ndërtuar të ashtuquajturin Auto-Moto Park në Elbasan. Nga të dhënat që Partia Demokratike i disponon, të cilat janë bërë publike edhe në media rezulton që Fondi Shqiptar i Zhvillimit pritet të shpenzojë 11.1 milionë euro për të ndërtuar infrastrukturës mbështetëse për të ashtuquajturin kompleksi Auto-Moto Park në Elbasan, një pistë automobilizmi e gjate 5,3 km.

Advertisements

Pra qytetarët e Elbasanit duhet të dijnë se ndërkohë që ata kanë pamundësi për të siguruar një jetesë minimale, ndërkohë që ata mbeten debitorë për të paguar faturat e dritave dhe ujit, 11.1 milionë euro nga taksat e tyre do të shkojnë për një pistë automobilizmi.

Në mes të krizës. Por ajo që është akoma e rëndë lidhet me faktin se ky projekt i Drejtorisë se Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor do të mbështetet financiarisht përtej vlerës prej 11.1 milionë eurosh me të tjera fonde nga qeveria dhe bashkia e Elbasanit. Pra kryetari i Bashkisë Elbasan, i vetmi që rrit taksat dhe tarifat për qytetarët e Elbasanit në faturën e Ujit, del garant të siguroj fonde nga buxheti i bashkisë për të ndërtuar pistën e automobilizmit”, thotë Himçi.

Artikulli paraprak“Gazetarë të degjeneruar”/ Artan Hoxha i kthehet keq nënkomisares së Elbasanit: Nepërka paska dalë nga kafazi!
Artikulli tjetërPërplasen dy avionë, ka të vdekur