Publikohen të tjera të dhëna personale të qytetarëve shqiptarë, kush mban përgjegjësi?

Faqja Homeland Justice, që më herët ka publikuar materiale të ndryshme që pretendon se i ka marrë pas sulmit kibernetik ndaj platformës qeveritare e-albania dhe faqeve të institucioneve, ka publikuar dje një listë të gjatë me numra telefoni dhe numrin e kartave të identitetit të qytetarëve shqiptarë.

Advertisements

Ato janë publikuar në faqen e saj në kanalin Telegram ku mund të shkarkohen lehtësisht nga gjithkush.

Më herët faqja në fjalë, që është e bllokuar nga autoritet shqiptare, ka nxjerrë foto dhe emaile ndërsa ka deklaruar se do vijojë me publikimin e materialeve të tjera.

Advertisements

Sulmi ndaj faqeve qeveritare ndodhi pak javë më parë duke nxjerrë “black out” të gjitha faqet qeveritare dhe platformen e-albania.

Kryeministri Rama bëri përgjegjës për sulmin kibernetik “shtete të huaja” pa i përmendur me emër, ndërsa tha se të dhënat personale të qytetarëve ishin të sigurta.

Artikulli paraprakPrej vitesh jetonte në Itali, ky është 32-vjeçari që u vra bashkë me të atin nga ish-dhëndri sapo u kthye në atdhe
Artikulli tjetërArrestimi i bosit të kriptomonedhave turke, reagon Çuçi: Dëshmi e efikasitetit në rritje të policisë kriminale shqiptare