Plagosja me armë në Tiranë, policia zbardh detajet e reja, ja si nisi sherri

Një sherr për motive banale i ndodhur në lagjen “Tasim Shehu”, të kryeqytetit, mbrëmjen e sotme ka degjeneruar deri në përdorimin e armës duke shkaktuar plagosjen e një personi.

Advertisements

Sipas informacioneve, mësohet se shtetasi me inicialet A.O., 49-vjeç ka plagosur 23-vjeçarin me iniciale R.M., pasi më parë ishin zënë në një lokal të zonës.

Pas përplasjes në lokal, 49-vjeçari e ka qëlluar të riun me armë në një rrugicë aty pranë.

Advertisements

Njoftimi i policisë:

Më datë 23.08.2022, rreth orës 21:50, në rrugën “Tasim Shehu”, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi A. O., 49 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri, fqinjin e tij, shtetasin R. M., 23 vjeç

Shtetasi R. M., si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për kapjen e autorit.

Artikulli paraprakParashikimi i shkencës: Ja çfarë do t’i ndodhë Tokës në rast se shpërthen një luftë bërthamore
Artikulli tjetërMos e harroni çadrën në shtëpi! Vranësira dhe reshje shiu, ja si parashikohet të jetë moti për sot