Parashikimi i shkencës: Ja çfarë do t’i ndodhë Tokës në rast se shpërthen një luftë bërthamore

Mes pushtimit rus të Ukrainës dhe rritjes së tensioneve gjeopolitike, frika e luftës bërthamore ka shtyrë shumë njerëz të pyesin se çfarë do të thotë një konflikt bërthamor për njerëzimin dhe planetin.

Advertisements

Çdo konflikt bërthamor do të kishte një gamë të madhe pasojash shkatërruese, nga vdekjet e drejtpërdrejta deri te efektet e vazhdueshme të rrezatimit dhe ndotjes së mjedisit. Viktimat e menjëhershme do të pasohen nga vdekjet e mëvonshme, të shkaktuara nga substancat që do të bllokojnë Diellin dhe prishin sistemet klimatike dhe prodhimin e ushqimit, sipas një studimi të ri të botuar në revistën Nature Food. Shkencëtarët e klimës në Universitetin Rutgers kanë hartuar efektet e skenarëve të mundshëm të luftës bërthamore.

Një luftë bërthamore midis SHBA-së dhe Rusisë, skenari më i keq, mund të rezultojë në vdekjen e më shumë se pesë miliardë njerëzve nga uria pas dy vitesh. Rreth 100 milionë njerëz do të vdisnin nga shpërthimet në orët e para të luftës. Javë më vonë, temperaturat më të ulëta do të reduktonin sezonin e rritjes së bimëve dhe do të ndryshonin modelet e motit, me efekte katastrofike në prodhimin global të të korrave. Rreth 1 deri në 2 miliardë njerëz mund të përballen me urinë.

Advertisements

Edhe një konflikt relativisht i vogël midis Indisë dhe Pakistanit mund të shkaktojë uri në mbarë botën. Një luftë bërthamore në shkallë të plotë midis SHBA-së dhe Rusisë, të cilat së bashku të përbëjnë 90% të stokut bërthamor të botës, mund të shkaktojë rënien e prodhimit me rreth 90% në tre deri në katër vite pas luftimeve.

Bloza nga shpërthimet do të prishte klimën. Në të gjithë skenarët e simuluar, stuhitë bërthamore do të lëshonin blozë dhe tym në atmosferën e sipërme që do të bllokonte Diellin duke rezultuar në prishjen e të korrave në mbarë botën. Në muajin e parë pas luftës bërthamore, temperaturat mesatare globale do të bien me rreth 13 gradë, një ndryshim më i madh i temperaturës se në Epokën e fundit të Akullit.

Nuk ka rëndësi se kush bombardon kë. Mund të jetë India dhe Pakistani ose NATO dhe Rusia. Sapo tymi të lëshohet në atmosferën e sipërme, ai përhapet globalisht dhe i prek të gjithë. Shtresa e ozonit do të shkatërrohej nga ngrohja e stratosferës, duke prodhuar më shumë rrezatim ultravjollcë në sipërfaqe.

“Nëse ekzistojnë armë bërthamore, ato mund të përdoren dhe bota i është afruar disa herë luftës bërthamore,” tha Alan Robock, autor i studimit dhe një profesor i shkencës klimatike në Departamentin e Shkencave Mjedisore në Universitetin Rutgers.

“Ndalimi i armëve bërthamore është zgjidhja e vetme afatgjatë,” tha ai. “Traktati i OKB-së për ndalimin e armëve bërthamore është ratifikuar nga 66 vende, por asnjë nga nëntë shtetet bërthamore.”

“Puna jonë e bën të qartë se është koha që ato nëntë shtete të dëgjojnë shkencën dhe pjesën tjetër të botës dhe të nënshkruajnë këtë traktat.”

Artikulli paraprakHoroskopi për sot, 24 gusht 2022
Artikulli tjetërPlagosja me armë në Tiranë, policia zbardh detajet e reja, ja si nisi sherri