Pamjet nga atentati tronditës në Vlorë me dy të vdekur dhe një të plagosur, makina e bërë shoshë(Video)

Një atentat i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në mbikalimin e Panajasë, në Vlorë, ku kanë mbetur të vdekur 2 persona dhe 1 i plagosur. Viktimat udhëtonin me një mjet tip “Ford”, ndërsa mësohet se janë ndjekur nga autorët teksa kanë qenë në lëvizje.

Advertisements

Gazetari Igli Çelmeta raporton se dyshohet së atentati ka qenë i mirëorganizuar dhe është bërë nga tre persona, të cilët kanë ndjekur dhe vëzhguar makinën që po udhëtonin viktimat, më pas i janë afruar paralel dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash, mbi 60 të plumba kallashnikovi.

Advertisements

Dyshohet se autorët kanë qenë një në rolin e shoferit te automjetit dhe dy në rolin e qitësit. Pak minuta pas ngjarjes, në afërsi të Levanit është gjetur dhe një mjet i djegur, që dyshohet se u përket autorëve të atentatit.

Sakaq, pritet që të sekuestrohen disa kamera sigurie, pasi dyshohet se autorët e kanë ndjekur mjetin e viktimave për një itinerar të gjatë.

Artikulli paraprakÇfarë ndjen njeriu në momentin e vdekjes? Ja disa nga konkluzionet e shkencës
Artikulli tjetërVrasja e dyfishtë/ Policia jep informacionin zyrtar, çfarë u gjet brenda makinës së djegur