Futbollisti i njohur përjeton momente tmerri/ Persona të maskuar i futen në banesë teksa ishte me bashkëshorten(DETAJE)

Mëngjes aspak i mirë për sulmuesin e Barcelonës, Pierre-Emerick Aubameyang, i cili ka rënë pre e grabitjes.

Advertisements

Sipas “El Pis”, 4 individë kanë hyrë dhunshëm në shtëpinë e sulmuesit në Castelldefels rreth orës 1 të mëngjesit të sotëm.

Grabitësit kanë kërcënuar edhe bashkëshorten e tij dhe janë larguar kur kanë gjetur një kasafortë me bizhuteri të ndryshme. Ata janë larguar me një makinë tip Audi A3 të bardhë dhe policia po heton rastin.

Advertisements

Sulmuesi 32-vjeçar, i cili mund të ndryshojë klub gjatë këtij merkato verore, është futbollisti i dytë i Barçës që është viktimë e një akti kriminal brenda pak ditësh.

Sulmuesit polak Robert Lewandowski iu grabit një orë luksoze në afërsi të Ciutat Esportiva në Sant Joan Despí, megjithëse Mossos e gjetën menjëherë orën dhe e arrestuan hajdutin.

Artikulli paraprakFotoja e Donaldit me Borën bëri xhiron e rrjetit, vjen reagimi i papritur i Beatrixës
Artikulli tjetërDua Lipa mungoi në “Sunny Hill Festival”! Edi Rama bën njoftimin e papritur, ja kur do të performojë ylli i popit në Tiranë