Dua Lipa mungoi në “Sunny Hill Festival”! Edi Rama bën njoftimin e papritur, ja kur do të performojë ylli i popit në Tiranë

Nata e kaluar e Sunny Hill Festival iu dedikua muzikës rep, ku në skenë performoi reperi i famshëm britanik Stormzy.

Advertisements

“Sunny Hill Festival” u mbyll pa performancën e Dua Lipës, por ylli shqiptar i muzikës do të jetë në Tiranë në nëntor.

Ka qenë kryeministri Edi Rama që njoftoi koncertin e nëntorit me një video nga ‘Sunny Hill Festival.

Advertisements

“Mirëmëngjesi dhe me superenergjinë e ‘Sunny Hill’ e me falënderimin për Duan, që e presim me padurim në Tiranë në nëntor, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.

Sakaq kujtojmë që ylli shqiptar i popit prej ditësh po shijon pushimet në Ibiza, Spanjë. Gjatë fundjavës ajo bëri një ndërprerje duke marrë pjesë në dasmën franceze të Simon Porte Jacquemus dhe Marco Maestri.

Këngëtarja e “New Rules” mori vëmendjen e të gjithëve në rrugët e Parisit e veshur me të brendshme të bardha dhe një fustan të tejdukshëm. Këngëtarja me origjinë shqiptare e shoqëroi veshjen me vathë të mëdhenj të bardhë me lule, të cilët plotësonin pamjen e saj.

Artikulli paraprakFutbollisti i njohur përjeton momente tmerri/ Persona të maskuar i futen në banesë teksa ishte me bashkëshorten(DETAJE)
Artikulli tjetërAksident i rëndë/ Përmbyset autobusi me turistë në Turqi, ka viktima(Video)