Doli për peshkim por u mbyt, gjendet trupi i pajetë i 14-vjeçarit të zhdukur në Seman

Është gjetur trupi i pajetë i 14-vjeçarit E.Saka që u mbyt në ujerat e lumit Seman, ditën e djeshme. Mësohet se trupi i të miturit u gjet pas disa orësh kërkime. Përgjatë gjithë natës familjarë të të miturit dhe banorë të zonës kanë ngritur prita, në tentativë për të gjetur trupin e djalit.

Advertisements

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta por dyshohet se i mituri është futur për tu larë nga ku nuk ka dalë më.

Ndërkohë më herët u gjetën shapkat dhe rrobat e 14-vjeçarit.

Advertisements

Këtij të fundit para 12 vitesh i është mbytur edhe vëllai ndërsappara një viti ka humbur edhe babain. Ai vinte nga një familje me probleme të shumta ekonomike.

Artikulli paraprakVdekja tragjike e vogëlushes 7-vjeçare në Himarë, reagon Mirela Kumbaro dhe tregon çfarë po përgatisin
Artikulli tjetërÇfarë po ndodh me emrin më të kërkuar nga Policia shqiptare? Familja e Ervis Martinaj ka ngritur alarmin për të shumëkërkuarin.