Atentat shqiptarit në Itali/ Dyshohet për hakmarrje, vite më parë vrau një person, 2 në kërkim

– Policia italiane është në kërkim të dy personave të cilët dyshohen si autorë të vrasjes së shqiptarit 36-vjeçar. Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme rreth orës 19:30, në Sasso Pisano, një pjesë e komunës Castelnuovo Vai di Cecina, në provincën e Pizës.

Advertisements

Shqiptari u qëllua ndërsa ai ishte në një makinë të drejtuar nga një person tjetër, i cili udhëtoi disa qindra metra për të arritur në një vend publik ku të kërkonte ndihmë. Të pranishmit u përpoqën për të ndihmuar shqiptarin duke e mbajtur në jetë mirëpo më kot pasi i ndërroi jetë.

Advertisements

Vrasja dyshohet se ka për motiv hakmarrjen pasi viktima 8 vite më parë ka qenë autor i një vrasjeje në Shqipëri ku ka kryer dhe disa vite burg. Më pas është zhvendosur në Toskana të Italisë.

Dy autorët e dyshuar u larguan me një makinë me ngjyrë të errët. Zona ku ndodhi krimi u rrethua nga policia. Policia po kërkon autorët në të gjithë Alta Val di Cecina, një zonë tërësisht rurale me shtëpi fermash të izoluara, shumë pyje dhe një labirint rrugësh dytësore nga ku është e mundur të largohesh në të gjitha drejtimet.

Artikulli paraprak“Pse nuk kalon më shumë kohë me fëmijët”? Arjola Demiri ka një përgjigje për të gjithë ata që e kritikojnë
Artikulli tjetërKëmbimi valutor, 19 gusht 2022/ Ja sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja