Përfundoi dje në spital, ja si është gjendja shëndetësore e Olsi Bylykut(FOTO)

Olsi Bylyku përfundoi në spital ditën e djeshme dhe lajmin e bëri të ditur vetë ai përmes një postimi në Instastory ku shfaqej në spital me dy vigonët e serumeve në duar.

Advertisements

“I fortë”, shkruante aktori krahas fotos, duke mos dhënë asnjë informacionit rreth problemit shëndetësor që ka pasur.

Advertisements

Përfundoi dje në spital, ja si është gjendja e aktorit

Ditën e sotme Olsi ka lënë spitalin dhe ka falenderuar ndjekësit për mesazhet dhe mbështetjen që ka marrë nga ta. Ai shkruan se është shumë mirë dhe do t’i rikthehet menjëherë aktivitetit më fuqishëm se kurrë.

“Pasha Zotin mesazhet dhe shqetësimi juaj janë kura më e mirë në botë. Në pamundësi për tu kthyer të gjithëve mesazh desha t’ju njoftoj se ndihem shumë mirë dhe çdo gjë është okej. Ju dua fort të gjithëve dhe ju përqafoj me shpirt. Shihemi këtë javë me super fuqi”, shkruan Olsi.

Artikulli paraprakHajdutët futen në Kishën e Korçës, vjedhin një sasi parash
Artikulli tjetërMomenti i frikshëm kur ambulanca rrëshqet në rrugë dhe përplaset, humbin jetën 4 persona (VIDEO)