Momenti i frikshëm kur ambulanca rrëshqet në rrugë dhe përplaset, humbin jetën 4 persona (VIDEO)

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Indi, ku një ambulancë që po dërgonte një të sëmurë në spital ka rrëshqitur nga rruga e lagësht dhe është hedhur në ajër, duke u përplasur më pas me një kabinë pagese në Karnataka.

Advertisements

Mediat e huaja shkruajnë se nga ky aksident i rëndë kanë humbur jetën 4 persona, përfshirë edhe shoferi i ambulancës.

Në pamjet tronditëse që CCTV ka publikuar në “Twitter”, shihet momenti kur automjeti tentoi që të ngadalësonte shpejtësinë në barrierë, por përfundoi duke u përplasur me kabinën.

Advertisements

Gjithashtu shihen se si punonjësit e kabinës tentojnë që të heqin barrikadat kur dëgjojnë sirenat e ambulancës dhe që po afrohet me shpejtësi të madhe.

Një punonjës heq me sukses disa nga pengesat, por automjeti depërton përpara se një tjetër të mund të heqë pjesën tjetër. Me forcë të plotë, ambulanca godet punonjësin që nuk mundi të hiqte në kohë barrikadën.

Ndërkohë në fund të videos shfaqet punonjësi i shtrirë me fytyrë përtokë, në dukje pa ndjenja. Aksidenti ndodhi në rajonin bregdetar të Udupi, i cili është goditur nga shira të dendur ndërsa India përpiqet të luftojë përmbytjet në të gjithë vendin.

Artikulli paraprakPërfundoi dje në spital, ja si është gjendja shëndetësore e Olsi Bylykut(FOTO)
Artikulli tjetërKëto janë 3 qytetet më të lira në Europë për pushime të paharrueshme