Nuk keni parë gjë akoma/ Vala më e fuqishme e të nxehtit të vitit 2022 po vjen. Ja kur nis?

Kaluam valën e parë, por një tjetër më e nxehtë po afron.

Advertisements

Sipas parashikimeve të fundit, nga e enjtja, 14 korrik dhe të paktën për dhjetë ditët në vijim, vendi ynë do të goditet nga ajo që mund të jetë vala më e fuqishme afrikane e të nxehtit, duke shënuar ditët më të nxehta të verës 2022.

Gjatë fundjavës dhe deri të mërkurën më 13 korrik do të kemi kushte të qëndrueshme moti: me diell në të gjithë vendin dhe temperatura në përputhje me mesataret e stinës ose maksimumi pak më të larta.

Advertisements

“Pra, nxehtë, po, por pa teprime dhe pa mundimin e vapës siç ka ndodhur javët e fundit,”- kështu deklaroi Mattia Gussoni, meteorologu i faqes www.iLMeteo.it. Më pas, duke nisur nga data 14 korrik, temperaturat do të shënojnë mbi 38-39°C, që do të vazhdojnë po njësoj që nga e premtja, deri të paktën më 22 korrik.

Artikulli paraprakTragjedia në Mallakastër/ Flet motra e të mbijetuarit: Me viktimën ishte shok, me atë punë e bujqësi siguronin të ardhura
Artikulli tjetër“Sillet si boss e miliarder! “- Aktorja Eva Alikaj zbulon bisedën me Ermal Mamaqin: S’të llogarit fare! I kërkova një rol te seriali tij, më mbylli telefonin!