Tragjedia në Mallakastër/ Flet motra e të mbijetuarit: Me viktimën ishte shok, me atë punë e bujqësi siguronin të ardhura

Enkelejda Banaj, motra e Bledar Bregut i cili ra brenda në pus në fshatin Lofkënd në Mallakastër ditën e sotme ka folur për mediat për ngjarjen e rëndë ku ndërroi jetë një person.

Advertisements

Banaj shprehet se i vëllai dhe viktima Besnik Veliaj ishin shokë me njëri tjetrin e kishin hapur pusin për të vaditur tokën. Ajo tha se është njoftuar nga e ëma për ngjarjen e rëndë dhe menjëherë ka udhëtuar nga Patosi në drejtim të fshatit Lofkënd.

“Çfarë të them unë e shkreta, unë erdha nga Patosi sot, çfarë të them. E hapën pusin për të vaditur tokat.

Advertisements

Ata ishin shokë, ishin të dy beqarë. Mami njoftoi burrin tim në Patos dhe erdhëm. Ishin futur për të pastruar pusin”, rrëfen e motra e 33-vjeçarit.

Artikulli paraprakE FUNDIT/ Merr flakë restoranti në zonën e plazhit në Durrës
Artikulli tjetërNuk keni parë gjë akoma/ Vala më e fuqishme e të nxehtit të vitit 2022 po vjen. Ja kur nis?