Bajram Begaj merr zyrtarisht detyrën si President i Republikës, ja mesazhi i parë që i jep Qeverisë dhe Opozitës

Bajram Begaj është betuar sot në Kuvendin e Shqipërisë, duke marrë kështu zyrtarisht detyrën si President i Republikës.

Advertisements

Gjate fjalës se tij ai ka dhëne dhe mesazhin e pare drejtuar qeverise dhe opozitës: Kjo përgjegjësi vjen në një moment historik për vendin.

“Shqipëria ka hyrë në një rrugë të pakthyeshme europiane. Shqipëria europiane, sot premtim dhe nesër realitet është kurora e ëndrrës më të bukur të popullit shqiptar. Është testament i ardhur prej historisë dhe bekim i së ardhmes.

Advertisements

Unë e njoh, mbështes dhe respektoj punën e qeverisë, por përpjekja dhe dëshira nuk justifikojnë asnjë dështim. Do të dëshiroja nga opozita të mos shihet konflikti para bashkëpunimit. Periudha që po jetojmë është nga më të paparashikueshmet,” u shpreh ai.

Artikulli paraprakAksident i rëndë në Sarandë, humb jetën një person
Artikulli tjetërNuk janë takuar që pas përfundimit të ‘BB VIP’/ Einxhel Shkira dhe Beniada Nishani ‘përballen’ me njëra-tjetrën për herë të parë