Aksident i rëndë në Sarandë, humb jetën një person

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Plal, Metoq.

Advertisements

Policia e Sarandës njofton se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:45, ku shtetasi K.T, 62 vjeç, teksa ishte duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit 62 vjeçari fatkeqësisht ka humbur jetën, ndërkohë në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Advertisements

Njoftimi i plotë:

Sarandë/Informacion paraprak

Më datë 24.07.2022, rreth orës 17:45, në fshatin Plal, Metoq, shtetasi K. T., 62 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku si pasojë ka ndërruar jetë

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Artikulli paraprakA shkoi në ceremoni? Vis Martinaj dërgoi kurorë te varri i kushëririt të vrarë në atentat
Artikulli tjetërBajram Begaj merr zyrtarisht detyrën si President i Republikës, ja mesazhi i parë që i jep Qeverisë dhe Opozitës