Tragjedi në Gjermani! Treni del jashtë shinave, raportohet për shumë viktima dhe të plagosur (PAMJE)

Tre persona person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur rëndë kur një tren doli nga shinat në Gjermani jugore, sipas medias gjermane Bild.

Advertisements

Aksidenti ka ndodhur në veri të Garmisch-Partenkirchen, një qytet bavarez pranë kufirit me Austrinë.

Advertisements

Një operacion i gjerë policor është duke u zhvilluar në vendngjarje.

Përveç shërbimit zjarrfikës në operacion janë përfshirë gjithashtu dhe tre helikopter shpëtimi nga Tiroli, Austri.

Sipas medias gjermane një tren lokal ka dalë nga shinat, duke bërë që vagonat e mbushur me pasagjerë të rrëzohen në anë të hekurudhës.

Ende nuk dihet se si ka ndodhur aksidenti dhe sa pasagjerë ndodheshin në vagonë.

Artikulli paraprakNë Shqipëri po “shkrijmë” nga vapa, por shikoni ç’po ndodh në shtetet pranë nesh
Artikulli tjetërAtentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja/ Rrëfehet në sallën e gjyqit Redjan Rraja, ja dëshmia e tij