Në Shqipëri po “shkrijmë” nga vapa, por shikoni ç’po ndodh në shtetet pranë nesh

Një stuhi e fortë breshëri ka goditur dje veriperëndimin e Kroacisë dhe më e keqja ka qenë në pjesën e Zagorjes përgjatë kufirit slloven dhe ku po binte breshër në madhësinë e arrës. Në zonën e Kumrovecit, Zagorske Sellës, Klanjecit me rrethinë, breshri ka rënë aq shumë sa ka mbuluar plotësisht oborret e shtëpive, rrugët dhe livadhet, sikur të kishte rënë borë.

Advertisements

Sipas mediave kroate, disa rrugë kanë qenë të mbushura me akull, gjë që ka krijuar mjaft rrëmujë në trafik dhe disa automjete kanë mbetur të bllokuara.

Advertisements

Ende nuk dihet shkalla e dëmeve të shkaktuara nga stuhia, por dyshohet të jetë e madhe, sidomos për prodhuesit bujqësorë.

“Ne nuk e kemi parë këtë kurrë në jetën tonë, jemi plotësisht të tronditur, ka breshër në rrugë deri në 70 centimetra”. /MeteoKosova/

Artikulli paraprakFotoja e ish-shefit të Policisë në celularin e Dumanit, zbulohet kërcënimi ndaj tij
Artikulli tjetërTragjedi në Gjermani! Treni del jashtë shinave, raportohet për shumë viktima dhe të plagosur (PAMJE)