Skandaloze! Burri godet me grushta dhe kap prej flokësh gruan brenda makinës në Tiranë (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.

Advertisements

Sipas pamjeve të siguruara nga mediat një grua është dhunuar brenda një makine nga një burrë.

Siç shihet nga pamjet e mëposhtme, të cilat janë bërë virale në rrjetet sociale, burri, i ulur në vendin e shoferit godet fort dhe kap prej flokësh gruan, e cila e pafuqishme nuk bën dot asgjë.

Advertisements

Nuk dihet përse ka ndodhur sherri, por kjo dhunë është e pajustifikuar.

Videoja është postuar në disa profile në Tik-Tok, teksa bëhet me dije se është shpërndarë për herë të parë nga një ish-konkurrent i Përputhen.

Pamjet janë publikuar me targën e mbuluar çka e bën të vështirë identifikimin e personit që po ushtron dhunë.

Artikulli paraprakPronari emigrant në Greqi, fëmijët e lagjes i vënë flakën vilës 3-katëshe (FOTOT)
Artikulli tjetërHoroskopi për ditën e enjte, 23 qershor 2022