Pronari emigrant në Greqi, fëmijët e lagjes i vënë flakën vilës 3-katëshe (FOTOT)

Një vilë tre katëshe në Berat është shkrumbuar pasditen e sotme, pasi disa fëmijë të lagjes ish-Pjeshkorja i kanë vënë zjarrin me disa kartona. Shtëpia ishte e pabanuar pasi pronari ishte emigrant në Greqi bashkë me familjen.

Advertisements

Zjarri është pikasur fillimisht në një nga dhomat e e vilës dhe në një kohë të shkurtër ka përfshirë të gjithë katin e dytë të kësaj vile. Në vendngjarje kanë shkuar forcat të shumta të Repartit Zjarrëfikës, që kanë mundur të lokalizojnë në kohë flakët e të shuajnë zjarrin.

Advertisements

Mësohet se fëmijët kanë ndezur disa kartona dhe i kanë hedhur brenda në një nga dhomat nga dritarja që ishte e hapur totalisht.

Si pasojë e zjarrit të rënë janë shkrumbuar orenditë shtëpiake dhe gjithçka që ndodhej në katin e dytë të kësaj vile, i vetmi kat i rregulluar dhe funksional për banim pasi kati i parë dhe ai i tretë ishin akoma në rregullim e sipër.

Artikulli paraprakPërcillet për në banesën e fundit 5-vjeçarja që u vra nga nëna
Artikulli tjetërSkandaloze! Burri godet me grushta dhe kap prej flokësh gruan brenda makinës në Tiranë (VIDEO)