Mbytën të riun me litar dhe e hodhën në rezervuar, merret vendimi për tre të akuzuarit në Korçë

Janë lënë në burg, tre të arrestuarit për vrasjen e të riut Martin Çeço në Maliq të Korçës. Ata akuzohen për vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim. Pasi varën 26-vejçarin, Bleti Angjo, Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj tentuan të inskenojnë një skenë vetëvrasjeje, duke i lënë shapkat e tij jashtë rezervuarit ku hodhën trupin.

Advertisements

Autorët dyshohet se pasi e kanë mbytur me litar 26-vjeçarin e kanë futur rezervuar për të fshehur gjurmët ndërsa jashtë tij kanë lënë shapkat e të riut për të krijuar dyshimet për vetëvrasje.

Shkak i vrasjes dyshohet se u bë një vajzë. Burime bëjnë me dije se Martin Çeço kishte njohje me një vajzë me të cilën komunikonte vazhdimisht. Për këtë fakt janë vënë në dijeni autorët të cilët i kanë kërkuar 26-vjeçarit të mos e vazhdojë këtë bisedë pasi njëri prej tyre ishte në lidhje me vajzën.

Advertisements

Avokati mbrojtës i Bledi Angjos, Lorik Zeqo: “Dinamika e ngjarjes është zbardhur nga deklarata fillestare e Angjos i cili ka treguar për policinë se autor i vrasjes është Valter Mollaj, i cili ka qenë në lidhje me një vajzë e cila është bërë shkak për ngjarjen. Ai ka bashkëpunuar me organet duke treguar që të tre të arrestuarit kanë qenë së bashku në mjet kur e kanë marrë nga banesa viktimën dhe më pas e kanë çuar drejt rezervuarit ku e kanë mbytur dhe e kanë hedhur në ujë”

Sipas avokatit, ekzekutori i 26 vjeçarit është Valter Mollaj, ndërsa dy të tjerët janë bashkëpunëtorë dhe ndihmës në krim. Vajza sipas të dhënave ka pasur lidhje me Valter Mollajn dhe i ka treguar këtij të fundit që kishte komunikim edhe me Martin Çeçon. Gjatë seancës të tre kanë mbajtur qëndrim mohues duke mos pranuar krimin. Madje, edhe vetë Bleti Angjo i cili bashkëpunoi me policinë, ka heshtur.

Artikulli paraprak“Duhet të punonim bashkë, më ka përdh*nuar tri ditë në dhomën e tij të hotelit”/ Arrestohet një nga regjisorët dhe skenaristët më të njohur
Artikulli tjetërLAJMI FUNDIT/ Aksident i rëndë në vend, 4 makina bëhen ‘copash’ me njëra tjetrën (FOTO)