Ia vranë të birin në mes të Gjermanisë, ‘rrënqeth’ babai i tij : Na pate dhënë fjalën, do vije të festonim ditëlindjen

Në Gjermani pas një sherri mes një shqiptari dhe maqedonasi mbeti i pajetë i riu nga Dibra, Blerim Kola 24-vjeç. Ky i fundit bashkë me shtetasin nga Maqedonia e Veriut njiheshin prej kohës, ndërsa ishin takuar për të sqaruar një konflikt që kishin me njëri-tjetrin, por ky sqarim degradoi në sherr ku maqedonasi i nguli thikën të riut shqiptar.

Advertisements

Arsyeja e sherrit mes tyre nuk dihet ende, ndërsa i ati i të ndjerit Blerim, përmes një postimi në facebook, njofton ndarjen nga jeta të djalit, teksa prek më fjalët e tij të ndjera. Sipas të atit, Blerimi i kishte dhënë fjalën familjes se do të vinte në gusht për të festuar ditëlindjen e të riut, por plaga me thikë e dhënë nga maqedonasi i mori jetën pak para se i ndjeri të festonte ditëlindjen e tij të 25-të.

I ati i Blerimit shkruan:

Advertisements

Me Hidherim Te Thelle Dhe Plot Dhimbje U Nda nga Jeta Djali Im Blerimi, Na goditur si rrufeja kjo fatekeqesi e madhe per familjen tone ,nuk e prishni nje gje te tille, Na pate dhene fjalen se do vije te festonim ditelindjen se bashku ne GUSHT .POR JA QE NUK PASKA QENE E SHKRUAR QE TA FESTONIM BASHK SI FAMILJE. Qofsh banor xhenetit djali im ishalla zoti nuk ben me keshtu fatkeqesira ne asnje familje Shqiptare..

Artikulli paraprakI FUNDIT/ Tërmeti ‘shkund’ Tiranën, ja sa ishte magnituda
Artikulli tjetër‘Plas’ grushti mes shqiptarëve, plagoset rëndë i riu! Arrestohen pesë të tjerë (VIDEO)