‘Plas’ grushti mes shqiptarëve, plagoset rëndë i riu! Arrestohen pesë të tjerë (VIDEO)

Një sherr masiv me gjashtë persona ka ndodhur në Gjilan, ku si pasojë e të cilit ka mbetur i lënduar një person.

Advertisements

Ngjarja ka ndodhur pranë shkollave të mesme, ndërsa personi i lënduar është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka konfirmuar ngjarjen.

Advertisements

“Ju njoftoj se sot me datë 17.06.2022 policia e Kosovës ka pranuar një informate për një rrahje në Gjilan. Të për fshirë në rrahje janë 6 persona njëri nder ta ka pranuar trajtim mjekësor.

Policia e Kosovës nga stacioni policor në Gjilan fillimisht i ka arrestuar personat e përfshirë në këtë rast, dhe të njëjtët janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit”, tha Hashani.

Artikulli paraprakIa vranë të birin në mes të Gjermanisë, ‘rrënqeth’ babai i tij : Na pate dhënë fjalën, do vije të festonim ditëlindjen
Artikulli tjetërËndërr e ‘çmendur’/ Rama premton të sjellë “Formula” 1 në Shqipëri