Çfarë po ndodh? Zhduken nënë e bijë në Korçë, bashkëshorti ngre në këmbë policinë(Detaje)

Një 41-vjeçare është zhdukur në Maliq të Korçës sëbashku me vajzën e saj 7-vjeçare. Ka qenë bashkëshorti i 41-vjeçares që ka denoncuar në polici zhdukjen e tyre pa asnjë gjurmë.

Advertisements

Njoftimi i policisë:

Më datë 20.06.2022, në Komisariatin e Policisë Maliq, është paraqitur shtetasi I. P., 51 vjeç, banues në fshatin Vreshtas, Maliq, i cili ka bërë kallëzim se i është larguar nga banesa bashkëshortja e tij, shtetasja G. P., 41 vjeçe, së bashku me fëmijën e tyre 7 vjeç. Nga ana e Policisë po punohet për gjetjen e tyre.

Advertisements

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec dhe Korçë, për veprime të mëtejshme.

Kujtojmë që javët e fundit në vendin tonë janë zhdukur disa persona.

Artikulli paraprakGjendet arsenal armësh në garazhin e një pallati në Tiranë, sekuestrohen pistoleta e snajper
Artikulli tjetër“Ndenja një javë në shtëpi me Aleksandrin dhe bashkëjetuesen e tij”, babai i Sadikajt zbulon çfarë pa në banesën e të birit