“Ndenja një javë në shtëpi me Aleksandrin dhe bashkëjetuesen e tij”, babai i Sadikajt zbulon çfarë pa në banesën e të birit

Babai i 27-vjeçarit Aleksandër Sadikajt, Fatmir Sadikaj, foli sot për emisionin ‘Me Zemër të Hapur” për divorcin me bashkëshorten, ku u shpreh se fëmijët e tij nuk e kishin vuajtur, madje rrëfeu edhe bisedën me Aleksandrin, një muaj pasi ishte martuar sërish.

Advertisements

“Fëmijët e mi nuk e vuajtën fare divorcin, më thanë që kam bërë zgjedhjen time dhe se jeta vazhdon. Aspak nuk e vuajtën. Madje, ditën që jam martuar, Aleksandri e ka marrë vesh pas një muaji dhe më mori në telefon e më tha që “mirë bëre babi, ne do ta kemi komunikimin. Ne të jemi borxhlinj shumë”. I thashë që nuk më ishte borxhlinj dhe në të vërtetë nuk më ishte”, tha ai.

Më tej, Fatmir Sadikaj rrëfeu edhe kohën që kishte qëndruar në shtëpinë e Aleksandrit, për një javë, ku aty ishte dhe bashkëjetuesja e të riut.

Advertisements

“Aleksandri jetonte me bashkëjetuesen. Ajo më ka çuar mua te spitali, madje e kam marrë unë makinën e tij. Kam jetuar një javë me ta, për shkak të problemeve shëndetësore. Aleksandri ishte një djalë i shkëlqyer. Kam udhëtuar me makinën e tij, madje një nga 6 ditët që qëndrova në shtëpinë e tij, erdhi një makinë, me të cilën ai punonte. Unë rrija i lirë në shtëpinë e tij. Atë një javë që kam qëndruar me të, nuk kam parë asnjë lloj shqetësimi. Kam pasur komunikim të mirë edhe me bashkëjetuesen e tij, edhe pas ndarjes. Nuk doja t’i cenoja asnjëherë fëmijët. Edhe ata të dy kishin marrëdhënie shumë të mira me mua”, u shpreh Fatmir Sadikaj.

Artikulli paraprakÇfarë po ndodh? Zhduken nënë e bijë në Korçë, bashkëshorti ngre në këmbë policinë(Detaje)
Artikulli tjetër“E vrava teksa ishte me kurriz”/ Zbardhet deklarata e nënës monstër: E çova në fushë dhe e …