Ardi Daullxhiu ndahet nga jeta pas një ataku kardiak

Ndahet nga jeta Ardi Daullxhiu, një personash i njohur për publikun shqiptar pas thirrjeve të tij të vazhdueshme përmes medieve dhe rrjeteve sociale për një strehë.

Advertisements

Televizioni MCN raporton sot se Daullxhiu ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit pas një ataku kardiak.

Disa vite më parë, personazhi i njohur ndryshe edhe si “i mjeri më i famshëm” në Shqipëri i bënte një apel publik kryeministrit Edi Rama nga emisioni “Zonë e Lirë” për një strehë.

Advertisements

“Z. Kryeministër Edi Rama. Vetëm ti mund të më ndihmosh me këtë hall. Të lutem vë dorën në zemër për mua, në rrjetet sociale s’më ke kthyer përgjigje. Të lutem, të lutem shumë.

Dua të bëj atë shtesën tek shtëpia, ose një shtëpi si të duash ti. Hajde në shtëpinë time, shiko gjendjen ku jam dhe do më japësh të drejtë. Kryeministër vetëm ti mund të më ndihmosh.”-shprehej Ardi Daullxhiu. Ai është shfaqur herë pas here në televizion, ndërsa publiku argëtohej me videot e tij në rrjetet sociale.

Artikulli paraprakNëse e keni këtë numër në datëlindje, jeni të destinuar për sukses të jashtëzakonshëm në jetë
Artikulli tjetërE rëndë në Tiranë, një person tenton të vrasë bashkëshorten. Si u shmang tragjedia, lidhi me litar prej …