Vdekja e ish-presidentit Bujar Nishani, reagon Sekretari amerikan i Shtetit

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani.

Advertisements

Në një postim në Twitter, Blinken shkruan se ndan dhimbjen me popullin shqiptar për ndarjen nga jeta të ish-presidentit.

Më tej, ai vlerëson kontributin e Nishani në forcimin e marrëdhënieve mes SHBA dhe Shqipërisë.

Advertisements

“Ndajmë dhimbjen e popullit shqiptar për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani. Kontributet e tij në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe partneriteti ynë i qëndrueshëm do të lënë një trashëgimi të qëndrueshme”, shkruan Blinken.

Artikulli paraprakArrihet marrëveshja, ndalohet eksporti i naftës ruse në BE
Artikulli tjetërKrim horror në Serbi/ Gruaja vret burrin, e copëton me sharrë elektrike dhe e gatuan