Arrihet marrëveshja, ndalohet eksporti i naftës ruse në BE

Udhëheqësit e BE-së kanë arritur një marrëveshje për embargon e pjesshme ndaj naftës ruse, sipas The Guardian.

Advertisements

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, e cilësoi marrëveshjen si një “arritje të jashtëzakonshme” që do të ushtronte “presion maksimal mbi Rusinë për t’i dhënë fund luftës”.

 

Advertisements

Sipas presidentit të Këshillit Europian, Charles Michel është arritur marrëveshja për të ndaluar eksportin e naftës ruse në Bashkimin Europian. Ky ndalim përfaqëson 2/3 të importeve të naftës nga Rusia, diçka që i shkurton dukshëm burimet e financimit të luftës. Duhet presion maksimal ndaj Rusisë në mënyrë që lufta të përfundojë”, deklaroi ai në Twitter.

Vendimi shënon një tjetër përgjigje të fortë dhe unitare të Bashkimit Europian ndaj Kremlinit, edhe pse pozicionet brenda vendeve anëtare kanë qenë të ndryshme.

Artikulli paraprakSportelet shtetërore të mbyllura, “e-Albania” nuk po u përgjigjet kërkesave të përdoruesve
Artikulli tjetërVdekja e ish-presidentit Bujar Nishani, reagon Sekretari amerikan i Shtetit