Ranë nga Mali i Çikës/ Turisti holandez niset me helikopter drejt Traumës në Tiranë, ndërsa pesë të tjerët…

Gjashtë turistë holandezë kanë rënë ditën e sotme, teksa ishin duke ngjitur Malin e Çikës.

Advertisements

Sipas informacioneve nga ana e autoriteteve bëhet me dije se një nga 6 turistët holandezë që ranë po transportohet drejt Traumës.

Ndërsa 5 të tjerët janë duke u shoqëruar për në Orikum nga policia dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Advertisements

Bëjmë me dije se sinjalin SOS për humbjen e turistëve e ka dhënë njëri prej turistëve që ra nga mali, i cili ndodhet i plagosur.

Në ndihmë te tij shkuan forcat e policisë së Deltës së Orikumit por dhe një helikopter.

Artikulli paraprakVila 760 mijë euro në Lalz në pronësi të deputeti të PD, zbardhet identiteti i biznesmenit dhe lidhjet e tij me Taulant Ballën
Artikulli tjetërE rëndë/ Vogëlushi 3-vjeçar kafshohet nga qeni dhe ndërron jetë menjëherë, mjekët ishin pa shpresa