E rëndë/ Vogëlushi 3-vjeçar kafshohet nga qeni dhe ndërron jetë menjëherë, mjekët ishin pa shpresa

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Angli.

Advertisements

Sipas mediave të huaja bëhet me dije se një fëmijë 3 vjeç është kafshuar nga një qen dhe kjo ka rezultuar fatale.

Tragjedia ndodhi në Milnrow, Angli afër Rochdale, rreth orës 13:15 të ditës së djeshme.

Advertisements

Njoftohet gjithashtu ndër të tjera se mjekët e urgjencës shkuan në vendin e ngjarjes, por nuk mundën t’i shpëtojnë jetën vogëlushit.

Policia e Mançesterit ka thënë se ka nisur një hetim penal pas sulmit fatal të qenve.

Asnjë arrestim nuk është bërë deri në këtë fazë dhe hetimet janë duke vazhduar për të përcaktuar rrethanat, tha policia e Mançesterit në një deklaratë.

Detajet e sulmit janë të pakta dhe policia nuk ka konfirmuar identitetin e fëmijës që vdiq dhe racën e qenit që e kafshoi.

Artikulli paraprakRanë nga Mali i Çikës/ Turisti holandez niset me helikopter drejt Traumës në Tiranë, ndërsa pesë të tjerët…
Artikulli tjetërNgacmimi i “ariut” të plagosur/ Çfarë do të ndodhë kur Suedia dhe Finlanda të anëtarësohen në NATO?