Moderatorja shqiptare habit me rrëfimin e saj për dy futbollistët: Ja çfarë kanë bërë Xhaka dhe Gjimshiti për mua

Moderatorja Feride Kuqi së fundmi ka treguar se si disa vite më parë futbollistët e Kombëtares Taulant Xhaka dhe Berat Gjimshiti kanë vënë bast për të.

Advertisements

Ajo ka treguar se teksa futbollistët po ktheheshin në Tiranë për të festuar përballjen me Serbinë në një prej club-eve të Tiranës, ajo së bashku me shoqet ndodhej aty dhe shkoi për të bërë një foto me çunat.

E entuziazmuar nga ndeshja e futbollit me Serbinë, Feridja tregoi se iu afrua yjeve të kombëtares asokohe për t’i komplimentuar për ndeshjen.

Advertisements

“Shkova bashkë me mikeshat e mia nga Miss Shqipëria për të bërë një foto me ćunat e për t’i uruar për suksesin e tyre me Serbinë. Pasi bëra foto me Taulant Xhakën, Gjimshiti u hodh dhe vuri në provë kolegun e tij Xhaka, duke vënë bast me njeri-tjetrin nëse Taulant Xhaka do e postonte apo jo foton në Instagram-in e tij. Për të vërtetuar që s’ka asgjë nē mes, Xhaka e postoi dhe më pas e fshiu”, u shpreh Feridja për Syri Tv, duke shtuar se kjo gjë nuk i shpëtoi portaleve duke aluduar se mes tyre kishte diçka.

Artikulli paraprakKonsumuan alkool artizanal, helmohen dhe vdesin 8 persona
Artikulli tjetërE pazakontë/ Gjykata e Lartë dënon me burg të vdekurin, ja për kë bëhet fjalë