E pazakontë/ Gjykata e Lartë dënon me burg të vdekurin, ja për kë bëhet fjalë

Një rast i çuditshëm ka ndodhur së fundmi lidhur me një vendim të gjykatës së Lartë, ku është lënë në fuqi masa e arrestit me burg për shtetasin Saimir Kuçi i cili është vetëvarur në shtëpinë e tij në datën 20 mars.

Advertisements

Ngërçi qëndron në faktin se pavarësisht vdekjes së tij në 20 mars, gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin për caktimin e masës së “arrestit në burg” për të ndjerin. Seanca ku është marrë ky vendim është mbajtur në datën 12 prill 2022, më shumë se një muaj pas vdekes së Kuçi.

Kujtojmë se Saimir Kuçi i dyshuar si truri i grabitjes së biznesmenit Nazmi Çangu në Nikël të Krujës, u gjet pa shenja jete në banesën e tij.

Advertisements

37-vjeçari është gjetur i varur nga familjarët e tij, të cilët kanë njoftuar edhe policinë. Anëtari i grupit “Hijet e Natës” ndodhej nën masën e arrest shtëpie në banesën në Yzberisht, pasi gjykata e Apelit të Tiranës e liroi nga burgu në dhjetor të vitit të kaluar.

Saimir Kuçi u arrestua në nëntor, rreth 2 javë pas grabitjes me dhunë dhe nën kërcënimin e armës të biznesmenit Çangu.

Sipas grupit të hetimit Saimir Kuçi, u identifikua “nëpërmjet ADN-së së fijeve të flokut të gjetura në kapelën që Policia sekuestroi në vilën trekatëshe, si dhe me anë të provave të tjera të mbledhura aty”.

Artikulli paraprakModeratorja shqiptare habit me rrëfimin e saj për dy futbollistët: Ja çfarë kanë bërë Xhaka dhe Gjimshiti për mua
Artikulli tjetërLAJMI FUNDIT/ Aksident i frikshëm në vend! 3 të plagosur, mes tyre një vajzë në gjendje të rëndë (Pamjet e aksidentit)