Ministrja gjermane sulmohet me vezë, ja si reagon ndaj qytetares (VIDEO)

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock ishte sot në një tubim parazgjedhor në Wuppertal, ku u sulmua me vezë.

Advertisements

Përkatësisht, Baerbock mori fjalën në tubimin parazgjedhor për të mbështetur kandidaten e “të gjelbërve”, Mona Neubauer. Në një moment një grua filloi të hidhte vezë në drejtim të ministres.

Zyrtarja gjermane reagoi me qetësi dhe me mjeshtëri shmangu vezën ndërsa vazhdoi të mbajë fjalimin.
“Mund të hedhësh vezë sa të duash”, tha ajo gjersa iu drejtua edhe gruas që hidhte vezë, “ke të drejtë të shprehësh mendimin, por kjo nuk është mënyra më e mirë”.

Advertisements

Policia tha se “veza ka humbur objektivin” dhe se ndaj gruas që ka hedhur vezën është ngritur kallëzim penal për tentim të lëndimeve trupore.

Ndryshe, tubimi u mbajt përpara zgjedhjeve provinciale në North Rhine-Westphalia.

Artikulli paraprakE pazakontë! Kryejnë marrëdhënie katërshe me njëri-tjetrin, çiftet s’dinë kush janë baballarët e foshnjave të tyre
Artikulli tjetër“Babai me 5 brinjë të thyera, nëna koshiente por..”/ Gjendja e çiftit që u aksidentua dje në Tiranë: Në dhomë iu bashkohet dhe foshnja 3 muajshe