“Babai me 5 brinjë të thyera, nëna koshiente por..”/ Gjendja e çiftit që u aksidentua dje në Tiranë: Në dhomë iu bashkohet dhe foshnja 3 muajshe

Aksidenti i djeshëm në Tiranë, ku një makinë luksoze përplasi çiftin e bashkëshortëve bashkë me foshnjën e tyre 3 muajsh, shkaktoi reagime të forta në opinionin publik. Gazetari Igli Çelmeta ka siguruar për BalkanWeb detaje nga gjendje shëndetësore e Vilma dhe Arjan Konomit, të cilët u morën para nga një mjet që nuk respektoi sinjalistikën, ndonëse çifti ecte te vijat e bardha.

Advertisements

Burime nga spitali i Traumës thanë për Çelmetën se gjendja aktuale shëndetësore e çiftit të aksidentuar është e stabilizuar.

Tashmë çifti ndodhen në një dhomë ne spital dhe kanë dalë nga reanimacioni, ndërkohë që pritet t’iu bashkohet edhe vajza e tyre e vogël, e cila fatmirësisht nuk pati lëndimeve, veç një gërvishtje të lehtë te syri.

Advertisements

Sipas mjekëve burrë e grua janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, foshnja doli sot nga spitali, ndërsa nuk ka nevojë për trajtim mjekësor, por është vendosur që të jetë në një dhomë me prindërit e saj.

Mësohet se 43-vjeçarja Vilma Konomi është koshiente dhe ka reaguar, por ka disa thyerje në trup. Ndërsa 48-vjeçari Arjan Konomi ka 5 brinjë dhe legenin të thyer.

Artikulli paraprakMinistrja gjermane sulmohet me vezë, ja si reagon ndaj qytetares (VIDEO)
Artikulli tjetërAvioni me pasagjerë shqiptarë niset nga Tirana dhe goditet nga rrufeja, ja çfarë ndodh më pas (VIDEO)